Vrasja e bashkëshortes, lihet i lirë polici

Kronike Lajme Rrotull

Lihet i lirë polici i arrestuar një ditë pasi bashkëshortja e tij u vra me armën e shërbimit.

Gjykata e Durrësit, raporton Ora NEWS, ka vendosur masës e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ për Sherif Hajdarin.

Ai u arrestua me akuzën se ka qenë arsyeja që ka shtyrë bashkëshorten e tij, Merita Hajdarin të shkojë drejt vendimit ekstrem të vetëflijimit.

Por Gjykata vlerësoi se ai duhet të qëndrojë në arrest “shtëpie”

Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, ditën e krimit ai pat rrëfyer se kishte debatuar ashpër me 47-vjeçaren  para se ajo të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit.

Grupi hetimor lidhur me këtë deklaratë dyshon se ky konflikt çoi 47- vjeçaren drejt vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës.

Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarrë edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *