Vrasja e biznesmenit, Berisha: Bandat të lidhura me Qeverinë, të ngrihemi të rrezojmë Ramën

Kryesore Lajme Politikë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku. Ma anë të një statusi në Facebook, Berisha thekson se në 3 javë në Shkodër ka më shumë vrasje e pengmarrje më shumë se sa në të gjithë Europën.

Akuzën më të fortë, ish-kryeministri e lëshon akuza ndaj qeverisë, ku sipas tij, bandat që kanë pushtuar Shkodrën kanë lidhje me kryeministrin Edi Rama. Ai bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta dhe të rrëzojnë Qeverinë.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës denoncoj situatën dramatike dhe sundimin e plotë të bandave të Narkopartisë të lidhura direkt me Edi Ramën dhe u bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërise të ngrihemi për të përmbysur sa më parë Edvin Kristaq Ramën dhe regjimin e tij të krimit! Sb”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë në Facebook

Në Shkoder, në tre jave më shume vrasje dhe pengmarrje se në të gjithë Europën!

Të dashur miq, forca e krimit e bandave të Narkopartisë të lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng në tre javë qytetarë e biznesmenë më shume se sa në të gjithë Europën të marrë së bashku. Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhës, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës denoncoj situatën dramatike dhe sundimin e plotë të bandave të Narkopartisë të lidhura direkt me Edi Ramën dhe u bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë të ngrihemi për të përmbysur sa më parë Edvin Kristaq Ramën dhe regjimin e tij të krimit! Sb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *