Vrasja e biznesmenit në Shkodër, viktima ishte në makinë me një person, autori e qëlloi disa herë

Kryesore

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku është vrarë me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

“Panorama”, mëson se viktimë ka mbetur Ferdinand Polia, 36 vjec nga Thethi, i cili ishte pronar i një bujtine në këtë zonë.

Viktima është qëlluar disa herë me armë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit/ve.

“Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, i plagosur me armë zjarri. Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

“Panorama” mëson se autori dyshohet të ketë qenë një person me motorciklete i cili ka pasur në kokë skafandë, të cilën dyshohet se e ka braktisur tek ura e Mesit. Viktima ndodhej në fouristradën e tij kur është qëlluar.

Fouristradën, Ferdinand Polia, sapo e kishte marrë nga servisi dhe pak pasi ka dalë prej tij, është qëlluar për vdekje.

Në makinë ai ka qenë bashkë me një person tjetër, punonjësi servisit, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar me automatik.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *