Vrasja e biznesmenit në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen autorët/Detajet

Kronike Kryesore Lajme

Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit 29 vjeçar mbrëmjen e 4 qershorit, në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, janë arrestuar dy të tjerë të cilët akuzohen se kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Dervishaj, pronar njëkohësisht i një dyqani kafeje të quajtur “Gimoka” dhe një lokali, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen Pavarësia, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se janë identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Gjithashtu, janë sekuestuar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë si dhe një automjeti tip “Audi” me të cilin janë larguar autorët pas atentatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Shqiptarja.com raportoi një ditë më parë, menjëherë pas ngjarjes se Dervishaj kishte pasur konflikte në Vlorë për biznesin e tij. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje pikërishit me këtë gjë. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur “Gimoka” dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Gentjan Shehaj doli para medias për të informuar se ishin zbuluar dhe shpallur në kërkim autorët e ekzekutimit  të Vasil Dervishaj, pronari i një lokali si dhe sipërmarrës në fushën e kafesë

“Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.  Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:  
E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;   
A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes”

Nuk jepet motivi i vrasjes por policia thotë se krimi ka ndodhur “pas një konflikti për motive të dobëta”  ndërsa është sekuestruar automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

–     një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

–     një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

–     një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

–     si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:  Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Dhe për shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *