Vrasja e çiftit/ Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë, shoqërohen 30 persona

Kronike Kryesore

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me krimin makabër të ndodhur në Shkodër një ditë më parë. Në atentatin ndaj ish-policit Boran Bërçana dhe partneres së tij Silvi Ndoci mësohet se kanë marrë pjesë dy persona, njëri ekzekutor dhe tjetri ndihmoi për tu larguar personin që qëlloi me armë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerën e sigurisë së një biznesi aty pranë nga ku bëhet e dije se janë fiksuar lëvizjet e autorëve. Nuk jepen të dhëna nëse ata janë identifikuar apo jo pasi hetuesit tregohen tepër të rezervuar.

Raportohet se autorët e krimit parkuan mjetin pranë banesës së viktimave mesnatën e së shtunës, duke u gdhirë e diela. Pasi panë se ata ndaluan makinën, ekzekutori u afrua, dhe qëlloi me breshëri nga dritarja e shoferit, duke i lënë të vdekur në vend burrë e grua.

Ai u sigurua që ata kishin vdekur ndërkohë, pasi pa edhe fëmijën që ishte pa lëndime, u largua me shpejtësi drejt benzit ku e priste bashkëpunëtori.

I mituri ka qëndruar rreth pesë orë pranë prindërve të mbytur nga gjaku brenda makinës, deri kur trupat e tyre u zbuluan në mëngjes të pajetë. Ata u larguan me shpejtësi drejt lagjes Kiras, ku i vunë flakën mjetit që përdorën për krimin e rëndë.

Policia ka shoqëruar rreth 30 persona që mendohet se kanë dijeni për krimin e rëndë. Nuk dihet nëse mes të shoqëruarve ka persona të dyshuar për krimin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *