Konflikti me komisar Cukun dhe shuma që pagoi Jambelli për vrasjen

Kronike shtojca

Gjurma 24/04/2018

I dyshuari si urdhërues i vrasjes është Bledar Jambelli, i arrestuar në dhjetor 8 Dhjetor të vitit 2012 nga Artan Cuku, në lidhje me vrasjen e Armando Delaj.

Sipas medieve për vrasjen e Komisarit Cuku fillimisht janë dhënë 3 mijë euro, por më pas autori i arrestuar Mikel Shallari ka kërkuar më shumë para.

Bledar Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar në datën 17 prill, pak ditë pasi Shallari vendosi që të bëhej i penduar dhe ka rrëfyer të gjithë krimin.

 

Dosja që hetoi Cuku, arrestoi Bledar Jambellin autor i dy vrasjeve
Një nga pistat që Policia dhe Prokuroria hetuan për vrasjen e Artan Cukut, ishte edhe një dosje që ish-drejtori i Vlorës ka rihapur me iniciativën e tij në vitin 2013, kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Bëhet fjalë për përplasje me armë që ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”. Grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës ishin përplasur fillimisht në Spanjë dhe më pas në Vlorë.

Dosja ishte e mbyllur por ka qenë Artan Cuku ai që rihapi hetimet, çka solli më pas edhe arrestimin e një personi. Pak ditë pas kësaj ngjarje, ish drejtori i Policisë së Vlorës është kërcënuar me jetë.

Por cila ishte kjo dosje? 

Gjithçka nis mbrëmjen e 28 majit 1997, kur 24 persona u vranë në një vend të quajtur Bilardoja e Demos. Mes viktimave kishte fierakë, tepelenas, beratas, shkodranë, por edhe vëllezërit Muka. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Levan. Ajo që pasoi është një kalvar ekzekutimesh mes fiseve Muka, Rama dhe Zanaj.

Kulmi ishte më 11 nëntor 2006 kur vritet Leonora Rama, nëna e Sokol Ramës.

Pak më vonë u vranë tre persona. Thuhet se ekzekutimet ishin kryer nga Bledar Jambelli me porosi nga Sokol Rama. Por ai doli nga paraburgimi për mungesë provash.

Seria e vrasjeve vazhdoi dhe në vitin 2012 vritet Amarildo Delaj. Pas vrasjes, komisar Artan Cuku arrestoi Jambellin, nga Mbrostari i Fierit.

Ai u lirua sërish për mungesë provash, por mendohet se nuk ia fali kurrë këtë gjë komisarit, duke porositur vrasjen e tij.

Sipas News24, ai kontraktoi Mikel Shallarin për të kryer ekzekutimin.

Mediat spekulojnë se Shallari kishte një bashkëpunëtor, ndërsa së fundmi është thënë se ai ka vendosur që të flasë për drejtësinë si ‘i penduar’.

Burime bëjnë me dije se në janar të 2013 u arrestua Bledar Jambelli, lindur dhe banues në Mbrostar të Fierit, si i dyshuar për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervis Shehut (shok i Mukës), dhe plagosjen e Edvin Zanajt. Prokuroria e Vlorës kishte pezulluar procedimin penal për moszbulim të autorëve, por dosja u rihap nga Artan Cuku. Në fakt bëhej fjalë për një konflikt të nisur në 1997 dhe të vijuar edhe në Spanjë ku kanë ndodhur disa vrasje mes grupeve kriminale.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe Armando Zanaj, i cili ka vrarë nënën e Sokol Ramës, njërit prej drejtuesve të bandave rivale. Ishte pikërisht hapja e kësaj dosje, njëra prej pistave kryesore që dyshonte Policia se mund të kishte lidhje me vrasjen e Artan Cukut.

Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit 2017 në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, pranë apartamentit ku banonte. Ai ishte duke shkuar për në banesën e tij, kur një person i ka zënë pritë, ndërkohë që një tjetër ishte pas tij. Nga hetimet rezultoi se autori ishte Mikel Shallari, një 22-vjeçar nga Kuçova, i cili u zbulua nga analiza e ADN-së në një bluzë që hodhi në kazanin e mbeturinave pas krimit. Pikërisht dëshmia e Shallarit ka qenë mjaft e vlefshme për policinë dhe prokurorinë, pasi autori ka rrëfyer emrin e porositësit të krimit, Bledar Jambelli.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *