Vrasja e Fatbardh Licit, flet i vëllai: Morën nga ngujimi 15 vjeçarin për vrasjen e biznesmenit

Kronike Kryesore Lajme Provinca

Një prej personave të shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e biznesmenit shkodran Arjan Ferracaku pasditen e së shtunës është edhe një 15 vjeçar nga fisi Lici, një i afërm i të cilëve u vra pak kohë më parë në qytetin verior. Këtë fakt pretendon Mustafa Lici, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, vëllai i të vrarit Fatbardh Lici, ngjarje e ndodhur më 10 gusht në një kafe të qytetit.

Lici pretendon se pas vrasjes së Ferracakut, policia ka marrë në banesën e tyre një 15 vjeçar të ngujuar, duke shtuar se pas çdo ngjarje kriminale në qytetin verior, gishti drejtohet tek ata.

LiciShteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Pas vrasjes se Ferracakut kanë ardh kan marre ne banese djalin 15 vjec te ngujuar. Jemi ne trysni nga bandat qe kane bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkodër kapën personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh  Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje ne Shkodër kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë te ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh”- ka thënë ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *