Vrasja e Majollarit, policia shpall në kërkim vëllain e Ilir Gjuzit

Kronike Kryesore

09:53- 11/04/2018- GJURMA

Policia ngre pistën e parë të vrasjes Majollarit, duke u fokusuar te ajo e hakmarrjes.

Mario Majollari, 28 vjeç, banues në Kinostudio, u ekzekutua me tre plumba natën e kaluar pranë banesës së tij. Atij iu bë pritë nga persona të armatosur, të cilët mësohet se kanë qëlluar nga një automjet dhe janë larguar menjëherë duke humbur gjurmët në errësirë.

Burime për Report Tv konfirmuan se policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, ndërsa janë shoqëruar 15 persona, të cilët po merren në pyetje. Sipas të dhënave i riu është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy vetë, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit.

Pikërisht vëllai i një prej viktimave, Ilir Gjuzi, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari, është shpallur në kërkim. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios 18 vjet më parë.

Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të mërkure familjarë të Mario Majollarit kanë bërë homazhe pranë vendit ku ai u qëllua për vdekje ku kanë ndezur qirinj. Familja e tij ka çelur dyert e mortit ndërsa gjatë ditës së sotme do t’i jepet lamtumira e fundit.

Vrasja e fundit pa autor që ka ndodhur ka qënë e natës së mbrëmshme në Kinostudio, Tiranë. Viktima ishte Mario Majollari, një 28-vjeçar që sapo ishte kthyer nga Suedia ku i kishin refuzuar azilin. Majollari kishte kërkuar azil  sepse kërcënohej me vrasje pasi i ati ka kryer vrasje me paramendim dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Babai i tij, Avni Majollari, në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri, dy persona: Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi në rrugën e Dajtit. Kur u arrestua, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë “TT” dhe në banesë iu gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

Makina e djegur në Fushë-Krujë

Policia ka gjetur një makinë të djegur gjatë natës në fshatin Gramëz të Fushë- Krujës. Dyshimet janë forta se mjeti mund të jetë përdorur për të kryer një vrasje dhe më pas është djegur për të humbur gjurmët.

Dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë.  Policia po kryen veprimet hetimore por nga informacionet e para mësohet se makina është djegur tërësisht

Vrasja e fundit pa autor që ka ndodhur ka qënë e natës së mbrëmshme në Kinostudio, Tiranë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *