Vrasja mafioze, ish-polici iku nga Vettingu, Veliu me urgjence ne Shkoder

Kronike Lajme

Ish-polici i Pukës, Boran Bërcama, 30-vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij në Shkodër, brenda në automjet bashkë me bashkëjetuesen, Silvi Ndoci, ishte larguar nga radhët e Policisë së Shtetit pak kohë më parë nga komisariati i Pukës, ku mbante detyrën e inspektorit të krimeve.

Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari ka dhënë dorëheqjen në janar të këtij viti, pak para nisjes së Vettingut te uniformat blu. Boran Bërçama ka qenë mes dhjetëra efektivëve të tjerë të policisë të cilët hoqën uniformën për t’i shpëtuar Vettingut.

Çifti u gjet i vrarë në makinë orët e para të mëngjesit, ndërsa aty ka qenë edhe djali 2-vjeçar i cili ka parë skenën e krimit dhe fatmirësisht nga shpëtuar pa lëndime. Ata u ekzekutuan me 23 plumba nga një armë automatike “MP5”.

Ndersa mesohet se drejtori i Pergjithshem i Policise eshte nisur me urgjence drejt Shkodres.

Veliu po zhvillon takime me drejtuesit e Policisë së Shkodrës për të mësuar detajet për ngjarjen e ndodhur.

Pas njohjes me provat, Veliu ka dhënë direktivat për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe ka kërkuar angazhimin e plotë të strukturave të policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ekzekutimi në Shkodër, gazetarja: Në 20 vite s'kam parë skenë kaq të çmendur

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *