Vrasja me sëpatë në Korçë, dëshmitari: Kokën ia mbuluan, ishte mbuluar me gjak. Autori ishte nga njëjti fshat

Kronike Lajme

Një dëshmitar i vrasjes më sëpatë në Korçë ka rrëfuar për News 24 momentet pas ekzekutimit të Dashnor Osmani.

Ai ka thënë se koka iu mbulua menjëherë ndërkohë njerëzit rrotull thërrisnin. Po ashtu ai bën me dije se u lajmërua menjëherë ambulanca apo Policia por ai nuk ka dijeni ku është goditur shitësi i bananeve pasi ishte mbuluar i gjithi me gjak.

“Ishin mbledhur njerëzit këtu. Morëm 127 për ambulancën dhe më pas Policinë. Kokën ja kishin mbuluar. Dukej që shkumbavitej koka nga mbrapa. Nuk e di ku është qëlluar se ishte mbulur me gjak. Dëgjoheshin njerëzit që thërrisnin”- thotë dëshmitari.

Korce Vrasja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri, pranë Pazarit të Korçës. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, duke arrestuar autorin e krimit, Zamir Topin, pak metra nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve mesohet se viktima dhe autori i ngjarjes ishin nga nje njejti fshat.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *