Vrasja në ish-Bllok/Flet avokati i Ervis Martinit: Nuk u përfshi në konflikt, është mik me të dashurin e Elvanës

Kronike Kryesore

Pas seancës për Martinajn dhe Haton, kundër prokurorisë kanë dalë avokatët mbrojtës të dy të arrestuarve. Mirash Martini, avokati mbrojtës i Ervis Martinajt, tha se klienti i tij ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën dhe sherri nuk ka qenë mes këtyre të dyve, por ndërmjet Fabiol Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo.

 

“Nuk ka të dhëna se Martinaj kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”, tha Mirash Martini, avokat i Ervis Martinit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *