Vrasja në ish-Bllok, Gjykata jep vendimin: 30 ditë burg për dy të plagosur

Kronike Kryesore

 

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve për pafajësi, Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg për 30 dite’ për dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hate, pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok mbrëmjen e se enjtes.

 

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

 

 

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

 

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

 

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

 

-Galdo Hoti

 

Të plagosur dhe në masë arresti:

 

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

 

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

 

Në kërkim:

– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

 

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

 

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *