Vrasja në ish-Bllok/Këngëtarja Elvana Gjata shpallet në kërkim nga policia

Kronike Kryesore

 

 

Policia ka shpallur në kërkim këngëtaren Elvana Gjata. Urdhri ka dalë pas ngjarjes së javës së shkuar në një prej lokaleve të zonës së ish-Bllokut, ku si pasojë e një sherri mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Urdhri për ta shpallur në kërkim këngëtaren vjen si pasojë e përfshirjes së saj në këtë ngjarje si sebepi i këtij konflikti mes dy grupeve, ku u përfshi edhe i dashuri i saj. Pas shumë tentativash për t’i marrë dëshminë këngëtares grupit hetimor nuk ia ka dalë, duket se nuk ia kanë dalë, bën me dije Abc News.

Mësohet se këngëtarja është larguar menjëherë pas vrasjes në Bllok. Në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *