Vrasja në Kavajë/ Del fotoja e viktimës që u vra nga polici pas sherrit për ish të dashurën

Provinca

Personi në foton e bashkëngjitur është Dritan Haxholli, i cili sipas hulumtimeve paraprake të Policisë rezulton se identifikohej po ashtu edhe me emrin Tan Peza.

Ngjarja që do pati pasoja fatale nisi nga një konflikt verbal me mesazhe mes viktimës dhe shtetases Marsida Qatja, ish-të dashurës së Haxhollit, nga e cila ishte ndarë prej disa javësh.

Ndarja nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën në telefon dhe në banesë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse nuk riktheheshin bashkë, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Po ashtu, duke iu druajtur përballjes me të, Qatja ka thirrur të dashurin e saj aktual, Bletar Tocin, me profesion efektiv policie, i cili i kishte ofruar ndihmë në rast konflikti.

Haxholli është future në banesë i armatosur me kallashnikov, ndërsa para tij ka dalë Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Mësohet se Qetja është e martuar dhe mësohet se bashkëshorti i saj ndodhet i burgosur në Gjermani.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *