Vrasja pranë Komisariatit të Policisë, viktimës 9 vite më parë i ekzekutuan vëllain

Kronike Kryesore

Të tjera detaje zbulohen nga vrasja me armë e ish policit Arben Bilali, 50 vjec, gjatë ditës së sotme në zonën Selitës në Tiranë.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar.

“BalkanËeb” mëson se ish policin kanë tentuar ta vrasin edhe 9 vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në maj 2010 në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërsa ish polici mbeti i plagosur.

Gjithashtu policit i kanë vrarë edhe të vëllain Lonard Bilali, ish mundës i Dinamos në gusht 2010 në të njëjtin vend ku u vra sot ish polici. Policia po heton në disa pista për vrasjen, ndërsa nuk përjashtohet pista e hakmarrjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *