Vrasjet në Selenicë, Rama: S’bën vaki që kryeministri të dërgojnë ngushëllime për vrasjet, ne bëmë detyrën

Kronike Kryesore Politikë shtojca

 

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin për një reagim të tij për atë që ndodhi në Selenicë.

Duke replikuar me një komentues në rrjetet sociale, Rama shprehet se nuk ka bërë askund vaki, që shteti apo kryeministri të dërgojnë ngushëllime për vrasje.

Megjithatë, ai shprehet se shteti e bëri detyrën e vet, pasi ndaloi vrasësin dhe po bën hetimet e nevojshme për krimin e tmerrshëm.

“E kam parë këtë koment të përsëritur nga keqdashës të njohur botërisht a komentatorë të irrituar pafajësisht. Të parëve s’kam ç’u bëj, vesi do t’u dalë me shpirtin. Të dytëve u them dashamirësisht se janë gabim!

S’ka bërë e s’bën vaki që shteti a kryeministri qoftë, të dërgojnë ngushëllime për krimin e vrasjes. Sepse  familjarët e viktimave të një krimi, nuk presin fjalë ngushëllimi nga shteti a nga kryeministri, po reagim, ndalim e ndëshkim të vrasësve.

Vrasja e shumëfishtë e Selenicës ishte një makabritet tronditës, për të cilin u reagua menjëherë. U ndalua autori dhe drejtësia ka nisur procesin ligjor.

Fatkeqësisht krime të tilla ndodhin kudo në botë dhe s’ka shtet që i ka ndaluar dot. Po përtej të gjitha fjalëve, shteti e bëri detyrën e vet pa humbur kohë dhe kjo s’duhet harruar teksa tirren llafe që i merr era”, thotë Rama.(TemA)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *