Vrasjet në Vlorë/ Përplasje mes bandave, atentati ndaj ‘Çipurit’, i vrasin kunatin dhe shokun

Kronike Kryesore

Një atentat mafioz është shënuar në qytetin e Vlorës, me dy të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin “Çipuri”, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës.

Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i vrarë në muajin tetor të vitit 2017. Një histori e gjatë hakmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si “Masakra e Çoles”.

Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. “Çipuri” njihet si person me precedentë të shumtë penal. 42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 3 vite më parë.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia tha se “një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”.

Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *