Vrasjet, Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit: Do largohen policët e inkriminuar dhe të paaftë

Kronike Kryesore

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

Mësohet se mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.

Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit.

Gjithashtu, Ministri kërkoi me force rezultate konkrete nga te gjithe strukturat, hetim të shpejtë dhe te gjithanshem si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese

Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *