Vrau dy motrat, arrestohet autori, pse nisi sherri

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Personi që shihni në foto është Përparim Ademi, tashmë i arrestuar shqiptar i Maqedonisë së Veriut , i cili sot iu mori jetën dy motrave në Tiranë, me njërën prej të cilave bashkëjetonte.

Pikërisht vazhdimi i bashkëjetetës mendohet të jetë dhe shkaku që çoi në krimin e dyfishtë që trondit opinioni publik këtë ditë të fundit të vitit.

Policia tha se Ademi qëlloi disa herë më automatik viktimat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në sy të dy fëmijëve të mitur.

Ndërkohë vetëm pak çaste më herët u njoftua arrestimi i tij: Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *