Vrau fqinjin se e denoncoi për vjedhjen e banesës, arrestohet 33-vjeçari

Kronike Kryesore

 

 

 

Ka përfunduar arratia e 33-vjeçarit, Alfred Pllumbaj, i cili vrau mbrëmjen e së hënës (27 gusht 2018)fqinjin e tij Prendush Fusha 55 vjeç.

 

Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.

 

“Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasitAlfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër” njofton policia.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arme¨ve te¨ ftohta”.

 

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.

 

Alfred Pëllumbi vrau me thikë fqinjin që e kishte denoncuar në polici për vjedhje. 30 vjeçari sulmoi në derë të shtëpisë Prendush Fushën,  vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga komisariati.

 

Përplasja mes tyre kishte nisur të dielën thonë burimet. Prendush Fusha kishte denoncuar vjedhjen e banesës dhe mes të shoqëruarve për ngjarjen ishte edhe 30 vjeçari që më pas e sulmoi për vdekje.

 

Burimet thonë se pasi ishte lënë i lirë, Alfred Pëllumbi i armatosur me një thikë i shkoi në derë Prendush Fushës dhe pas një debati verbal e qëlloi disa herë me thikë.

 

55 vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal por nuk u mbijetoi plagëve të rënda që kishte marrë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *