Vrau gruan, Shaholli: Më tradhtonte me pronarin e firmës, por …

Kronike Kryesore Lajme

Gjykata e Durrësit jep masën e arrestit burg për Çlirim Shahollin, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij më 8 qershor 2018.

”Sherri nisi, pasi i thashë se më tradhtonte me pronarin e firmës”, ka thënë 42-vjeçari në gjykatë. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Durrës.
Në debat e sipër, Shaholli shtyu me forcë gruan, nënë e gjashtë fëmijëve, e cila mori dëmtim të rëndë në kokë. Pas disa orësh ajo ndërroi jetë në spital.

Në gjykatë ai ka shprehur pendesë për veprimin, duke u kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij. “E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, ka thënë në sallën e gjyqit 43-vjeçari Shaholli nga Maliqi i Korçës e me banim në Durrës. Në seancën ku mori masën arrest me burg, ai nuk kishte asnjë familjar të tijin.

Ai ka shprehur pendesë në gjykatë dhe u ka kërkuar falje 6 fëmijëve të tij

“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve

Ardjana Shaholli e kishte denoncuar disa herë bashkëshortin për dhunë ndaj saj dhe fëmijeve, por pasi shoqerohej për disa orë në polici, Çlirimi kthehej në shtëpi duke u kthyer në makthin e familjes së tij.

Mbrëmjen e së premtes mes tyre ka nisur debat verbal dhe më pas ka dhunuar me mjete të forta bashkëshorten.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *