Vrau të dashurën biznesmene në mënyrë makabre, malazezi kapet në Tiranë

Kronike Kryesore Lajme

Ky është Arseni Stanoviç, 22 vjeçari nga Mali i Zi që u arrestua nga policia e Tiranës.

Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim prej datës 13 maj, kur trupi i pajetë i shtetases ukrainase Anastasia Lašmanovu 30 vjeçe u gjet në një apartament në lagjen ‘Kotor’ në Dobrota.

Mediat malazeze, thotë se policia e Malit të Zi kishin informacione operacionale lidhur me vendodhjen e tij në Shqipëri.

Po sipas tyre, raportohet se 22-vjeçari në momentin e arrestimit ka qenë në shoqërinë e babait të tij Zoran Stanoviç, që është dhe shefi i stacionit të policisë kufitare të aeroportit të Tivatit.

Arseni Stanoviç pritet t’i dorëzohet autoriteteve malazeze.

Mësohet se Anastasia Lašmanovu ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro.

Ngjarja:
Arseni Stanoviç ka vrarë të dashurën e tij ukrainase, Anastasia Lashmanova, duke e qëlluar disa herë me thikë në trup dhe duke i shtypur kokën. Mediat e huaja raportojnë se i riu ishte prej kohësh në një marrëdhënie me vajzën ukrainase, ndërsa faktet e mbledhura nga policia dhe ADN e gjetur kanë ngritur dyshime që Stanoviç të jetë autori i krimit të rëndë, të cilin e cilësojnë si një krim pasioni.

Autori i vrasjes ishte djali i komandantit të policisë kufitare në aeroportin e Tivatit, i cili u shkarkua dy ditë pas ngjarjes. Nga hetimet e policisë, rezultoi se i ati kishte ndihmuar në fshehjen e provave. Lashmanova u ther me thikë në apartamentin e saj, ndërsa ka qenë një mik i saj që ka njoftuar policinë. Kur kanë mbërritur te banesa e saj, policia dhe zjarrfikësit kanë thyer derën e blinduar dhe janë përballur me një skenë të tmerrshme, gjak gjithandej.

Lashmanova kishte shkuar në Mal të Zi pak vite më parë dhe punonte si kameriere. Ajo arriti të vinte një pasuri në dhjetëra milionë euro brenda një afati të shkurtër. Ajo ishte bërë pronare e një kompanie ‘SEA Trade’ dhe e një hoteli në Budva.

Njoftimi i policisë shqiptare për arrestimin e 22-vjeçarit:
Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombëtar një shtetas malazez i dyshuar për vrasje.

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij. Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *