Vritet lideri i separatisëve pro-rusë në Ukrainë, Moska reagon ashpër

Botë Rrotull

Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës, Aleksandr Zakharchenko, u vra të premten në një shpërthim në një kafene në Donjeck.

Lajmi u konfirmua nga media zyrtare e separtistëve.

Agjencia e lajmeve Donjeck tha përmes një deklarate në ueb-faqen e saj se Zakharchenko u vra nga shpërthimi në qendër të Donjeckut.

Detaje të tjera nuk janë ende të disponueshme.

Moska e fajësoi Kievin për vrasjen.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte të gjitha të drejtat dhe arsyet për të besuar se Kievi ishte përgjegjës për vdekjen e Zakharchenko.

“Vdekja e Zakharchenko tregon se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme” dhe ka thyer premtimet e saj për paqe”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

Që nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në luftimet midis forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë që kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *