Vuçiç sot në Drenicë, ish-ushtarët e UÇK-së paralajmërojnë protesta e bllokim rrugësh

Kosovë Kryesore Rrotull

Në Skenderaj do të protestohet për të mos lejuar që Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic të shkel sot në tokat e Drenicës.

Kjo vije pas publikimit të agjendës së tij ku bëhet e ditur se ai do të vizitojë fshatin Banjë, fshat ky që gjendet në Skenderaj, transmeton Indeksonline.

Protesta do të mbahet nesër në ora 06:00 të mëngjesit në sheshin ‘Adem Jashari’.

Njoftimi i plotë që e ka shpërndarë kryetari i degës së veteranëve në Skenderaj, Emin Lati.

“Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetar, invalid dhe familjar të deshmorëve.

Fillimisht ju kërkojm falje që po iu shqetësojm në këto orë të vona, por sa po norrem lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës.

Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktu dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për ti bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurr”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *