“Washington Post”, Trump dhe Melania janë ndarë

Botë Rrotull shtojca

Gjurma 7 Maj 2018

Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në SHBA.

Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Twitter”.

Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron.

“Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit. Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave.

Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër. “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme.

Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo. Por sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”. Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej. Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Në diferencat që ndajnë çiftin Washington Post përshkruan edhe stilet e tyre krejtësisht të ndryshme. Trump preferon takimet dhe grumbullimet emëdha ndërsa bashkëshortja e tij preferon ti drejtohet grupeve të ngushta. First Lady është e ndërgjegjshme edhe për rrezervat që ka publiku në një nga betejat e saj kundër bullizmit në rrjetet sociale. “Jam e ndërgjegjshme ka – thënë ajo në mars për paragjykimet që ka ndaj meje për këtë çështje, por këto vështirësi nuk do më detyrojnë që të vazhdoj betejën time.

Sipas të përditshme prestigjoze të Uashingtonit deferencat në çift, të para edhe ne qindra video ku Melania i shmanget prekjeve dhe demostrimit të afeksionit në publik ndaj bashkëshortit të saj, janë theksuar më shumë pas zbulimit të skandaleve me pornostaren Stormy Daniels dhe me lepurushen e Playboy Karen McDougal.

https://www.washingtonpost.com/lifestyle/inside-melania-trumps-complicated-white-house-life-separate-schedules-different-priorities/2018/05/06/60f6f07e-4703-11e8-9072-f6d4bc32f223_story.html?noredirect=on&utm_term=.18f455300735

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *