WhatsApp limiton dërgimin e mesazheve

Teknologji

Mesazheria WhatsApp njoftoi sot limitimin e dërgimit të mesazheve në Indi, një masë e destinuar për të frenuar përhapjen e “fake news” që kanë shkaktuar një vale dhune të përgjakshme në këtë vend të Azisë Jugurore.

“Zërat në internet rreth pranisë së pretenduar të rrëmbyesve të fëmijëve i kanë kushtuar jetën 20 personave si pasojë e vrasjeve në mbarë Indinë këto dy muajt e fundit”, sipas medias lokale.

Situata është kaq e rëndë sa qeveria indiane ka kërcënuar këtë javë me ndjekjen penale të platformave në pronësi të Facebook duke theksuar se si kanal komunikimi për informacionet e rreme, nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive.

Me më shumë se 200 milionë përdorues, India është tregu i parë i WhatsApp. Indianët marrin çdo ditë një numër rekord mesazhesh dhe imazhesh

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *