Xhaçka: Kuçova, baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Kryesore Lajme Politikë

Ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet parada ushtarake ku marrin pjesë rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare. I pranishëm në paradën që po zhvillohet në sheshin Nënë Tereza është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Parada madhështore e “Albanian Lion 2018” ka sjellë zbarkimin në kryeqytetin shqiptar të shumë mjeteve ushtarake, helikopterëve dhe rreth 1200 ushtarëve.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor, ndërsa shtoi se modernizimi i bazës ushtarake të Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së Shqipërisë në NATO.

“Përshëndes 1200 ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje dhe u uroj mirëseardhjen. Reputacioni i marinës britanike është i mirënjohur, shpreh falënderimin për bashkëpunimin. Kjo stërvitje shërbeu jo vetëm për partnerët tanë. Për tre javë bazat tona ushtarake kanë pasur këta mysafirë të vecantë dhe janë bërë arenë e stërvitjes sonë të përbashkët. “Albanian Lion 2018” vjen edhe si rritje e ndërveprimit me fqinjët, ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor. Vendi ynë, pavarësisht përmasave mbetet me kontribute të rëndësishme në NATO. Pas 9 vitesh pjesë e NATO-s Shqipëria po kontribuon. Modernizimi i bazës së Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së vendit tonë duke marrë në konsideratë faktin, që është e vetmja bazë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Kjo është rrjedhojë e seriozitetit. Nga nëntori i këtij vitit do të marrim kryesimin e qendrës për siguri dhe koordinim, në 2019 do të marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut”, tha ne fjalen e saj Ministrja Olta Xhaçka

NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku u shpreh se ‘Këto dy javë kanë qenë intensive, shpirt luftarak dhe niveli bashkëpunues. Jemi krenarë që FA ka treguar nivelin më të lartë të mundshëm duke mos u dalluar nga partnerët tanë’.

Ndërsa gjeneral majori britanik tha se ‘Shqipëria është një vend shumë i bukur. Shqipëria luan një rol kyç. “Albanian Lion 2018” është mundësi për grupin për dislokimin, për forcat e marinës për të kontribuar dhe vlerësuar gatishmërinë. Kjo është një përvojë për ushtarët e të dyja vendeve, në dy javët e shkuara, kemi pasur trupat të bashkuara në taktika të ndryshme me cilësi të lartë trajnimi’. Burimi Shqiptarja.com

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/878747628997550/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *