“Xhafaj” sherr PD-PS te Ligjet, Manja: Manja: Koha e ‘Babales’ mbaroi

Lajme Politikë shtojca

Komisioni i Ligjeve është zhvilluar mes debateve të ashpra, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që ky komision të zhvillojë punimet normalisht.

Kryefjala e opozitës ishte akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Oerd Bylykbashi: të dyjanë të përfshirë kokë e këmbë, njëri si ministër, tjetri si trafikant. Ti bëhesh palë me ta bashkë me kolegët e tu.

Ulsi Manja: Ti më kërkon mos bëj detyrën?!

Klevis Balliu: Për procedurë, zoti Manja

Ulsi Manja: Zoti Haxhia edhe përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë të jeni korrekte

Klevis Balliu: Për procedurë, zoti kryetar

Gent Strazimiri: Kalendari nuk permban ceshtjen me te rendesishme si ceshtja “Xhafaj”. Ka 10 dite me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narkoqeveri me një narko kooperturë, me një narkoqeveri. Qeveria u kap me pras në duar.

Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të, për trafik të lëndëve narkotike.

Klevis Balliu: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu.

Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër….

Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm mbron krimin në qeveri.

Ulsi Manja: Si e kishte ai “Babolja”…?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën… Ky nuk është komisioni i “Babaljes”, por është komisioni i ligjeve.

Klevis Balliu: Dje mbronit Saimir Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie. Jeni bërë palaço. Pse iku në Itali Agron Xhafaj?

Pas debateve opozita bojkoton mbledhjen
Pas debateve të ashpra, opozita ka bojkotuar mbledhjen e komisionit të Ligjeve, ndërsa maxhoranca ka vijuar e vetme shqyrtimin e projektligjit për “Profesionin e Avokatit” në Republikën e Shqipërisë. “Ora e gallatës mbaroi, ora e “Babales” mbaroi”, tha Ulsi Manja teksa deputetët e PD dhe LSI linin karriget e komisionit të ligjeve.

(Debatet mes opozitës kanë vijuar me tone të larta)

Pasi opozita braktisi komisionin, kryetari Ulsi Manja tha se ky nuk është komisioni  Babales, referuar këtu dëshmisë së Albert Veliut, i cili është cilësuar si dëshmitari X që u publikua nga PD.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *