“Xhisiela”/ Reagon deputeti Rrahja: S’bëhem prokuror i djalit, çështja i takon drejtësisë

Kryesore Politikë

Pas akuzave publike dhe denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu se djali i tij e ka kërcënuar për të fshehur një përdhunim, deputeti Rrahman Rraja ka reaguar sërish. Kësaj here përmes një statusi në ‘Facebook’ tha se nuk ka bërë kurrë presion ndaj policisë. Ai tha se që prej ditës që u publikua ngjarja, kërkoi që të hetohej vendndodhja e tij, pasi u akuzua se ishte në komisariatin e Krujës.

 

REAGIMI

Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

  1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
  2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

 

 

  1. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

 

  1. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *