Prej ditësh Kiara Tito dhe Young Zerka po përfliten për një lidhje dashurie dhe “fajin” e kanë postimet e tyre në lojën e telefonit në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Në fakt emisioni si duket do jetë një ogur i mbarë për dyshen, pasi gjatë lojës u pa një “kimi” mes tyre dhe ishte Kiara ajo që iu përgjigj pozitivisht pyetjes së autores së programit Luana Vjollcës nëse do e konsideronin vërtet këtë “date” në “Shiko Kush LUAN” meqënëse janë single të dy.
“Po, e konsiderojmë”, tha Kiara, teksa edhe Zerka e konfirmoi. Ndërsa sfidën ata embyllën me një kërcim mjaft sensual.
Dyshja shpesh here janë përfolur në media për privatësinë e tyre, sidomos për lidhjet e dashurisë. Kiara për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri ndërsa Zerka për lidhjen me këngëtaren Ronela Hajati.
Duke qenë se fansat mezi po presin të dinë ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre , ata u vendosën përballë njëri-tjetrit në lojën e telefonit. Tito dhe Zerka kishin si denim në këtë lojë të zbulonin mesazhet me dy këngëtarët dhe përgjigjia e tyre ishte kjo.
Të dy kishin fshirë bisedat pasi i përkasin të shkuarës. Madje Zerka i kishte fshirë edhe emrin nga telefoni Ronelës, ndërsa Kiara ndryshe nga ai kishte fshirë vetëm bisedën, por jo numrin e Butrintit.