(Video) Yuri Kim takimi “kokë më kokë” me Bashën, kjo është çështja në fokus

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ne orën 19.30 ka pasur nje takim informal, darke mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. ABC news raporton se si Basha ashtu edhe diplomatja amerikane kanë qenë të pashoqëruar, ndërsa vijojnë të diskutojnë “kokë  më kokë”.

Në këtë takim janë duke u prekur disa çështje, por në fokus mësohet të jetë pushimi nga ana e Prokurorisë të dosjes 184, për zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

Po ashtu, nuk përjashtohet që kryedemokrati dhe Kim të diskutojnë edhe çështje të tjera të aktualitetit, si situata ekonomike në vend, protestat për vrasjen e Klodian Rashës e plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.abcnews.al/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *