Zaganjori u bllokon shqyrtimin e dosjeve gjyqtarëve të “ngelur në klasë” nga vettingu

Kronike Kryesore

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka nxjerrë një urdhër për gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

URDHEROJ

1.Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ndaj te cilëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos masen disiplinore “shkarkim nga detyra’ nuk marrin pjese ne shqyrtimin dhe gjykimin e çeshtjeve gjyqesore, në Dhoma Këshillimi apo Seance Gjyqesore, deri ne marrjen e  vendimit perfundimtar nga Kolegji i Apelimit ose marrjen formë të prerë të vendimit të Komisionit te Pavarur të Kualifikimit.

2.Çeshtjet gjyqesore me afate gjykimi te menjëhershme për të cilat gjyqtari i shkarkuar nga detyra eshte caktuar relator, do te rihidhen me short mes gjyqtareve të tjere te njejtit Kolegj ose, nga pamundesi, midis gjyqtareve te Kolegjeve te tjera, ndersa ceshtjet ne te cilat eshte anetar i trupit gjykues, do te gjykohen nga gjyqtaret e gatshem.

3.Sektori IT te marre masat e nevojshme teknike ne sistemin ICMIC pgr mosperfshirjen e gjyqtareve te shkarkuar nga detyra nga zhvillimi i shortit elektronik per ceshtjet gjyqesore te regjistruara pas dates se shpalljes se vendimit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit.

4.Ndihmesit ligjore te ketij gjyqtari te vazhdojne ushtrimin e rregullt te detyres ne perputhje me urdhrat e porosite e Kryetarit te Gjykates se Larte dhe Kryetarit te Kolegjit ku gjykonte gjyqtari prane te cilit ushtronin detyren dhe te trajtojne dosjet gjyqesore sipas rradhes se regjistrimit si dhe normes mujore te percaktuar.

5.Ngarkohet Kancelari, Sektori IT dhe Sektori i Regjistrimit per zbatimin e ketij Urdhri.

6.Ky urdher tu komunikohet anetareve te Gjvkates se Larte dhe ndihmesave ligjore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *