Zbardhet axhenda e plotë të Asamblesë së Partisë Socialiste. A do ketë ndryshime në qeveri?

Kryesore Politikë

 

 

Zbardhet axhenda e plotë të Asamblesë së Partisë Socialiste që është planifikuar për t’u zhvilluar ditën e premte në datë 7 shtator në orën 10:00.  Pyetja që mbetet për tu parë është nëse do ketë apo jo ndryshim në kabinetin qeveritar, duke parë se Rama ka lajmëruar më herët se në vjeshtë mund të ketë ndryshime në qeveri. Në axhendë nuk është parashikuar si pikë më vete një gjë e tillë, megjithëse kjo është një e drejtë e kryeministrit që ti bëj të ditur ato gjatë fjalës së tij.

 

Zbardhet agjenda e plotë e Asamblesë së PS të premten, 10:00:

  1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
  2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
  3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
  4. Raporti Kombëtar i Bashkëqevërisjes deri më 31.08.2018
  5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
  6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
  7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
  8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
  9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
  10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *