Zbardhet dëshmia e Ervis Martinaj: Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër

Kryesore Politikë

“Vrasja në ish Bllok nuk ka ndodhur për asnjë femër, por shkak u bë shkrepja pa
dashje e pistoletës”.
Kështu është shprehur gjatë dëshmisë së tij për policinë i plagosuri Ervis Martinaj, i
cili ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Matajn, jo për t’u
përplasur.
“Unë e njihja prej kohësh si Komandon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konikte
me
njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më
vrisnin, une do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojet e mi
u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më
kapi padashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që
të shkoj të vritem për ato”, mësohet se ka thënë Martinaj, shkruan Lapsi.al.

“Pse s’u ulëm në një tavolinë ku Mata kishte 1 orë e gjysëm që më priste? Sepse unë
u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi grric me sy, dy truprojet e mi me
komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës
komandon.
Pasi u bëj me shenjë “çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në
ajër, këtu ndërhyri komando që i vret”, ka thënë Martinaj.
Pra sipas Martinajt, pavarësisht tensionit që ekzistonte mes dy grupeve, shkak për
degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian
Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mervjol Billo dhe më pas
shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj.
Pikërisht në këtë moment, komando ka reaguar duke qëlluar për vdekje Gaxhajn dhe
duke plagosur rëndë truprojën tjetër të Ervis Martinajt dhe vetë atë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *