Zbardhet ekspertiza/ Klodian Rasha u vra me një plumb në zemër, plagët në kokë nuk i shkaktoi polici

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Zbardhet akti i ekspertimit mjeko-ligjor që mjekët kryen në trupin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Sipas dokumentit të siguruar nga “Shqiptarja.com” thuhet se Klodjan Rasha, mbante në trup një xhup, me ngjyrë të gjelbër, me ndotje me njolla si ato të gjakut. Më tej tregohet se Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit “…mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje.

Më tej mësohet se në trupin e Klodjan Rashës është konstatuar dhe një brinjë e thyer, si pasojë e goditjes nga plumbi. Në aktin e ekspertimit nuk jepet asnjë e dhënë nëse Klodjan Rasha ka pasur plagë me armë në kokë. Sipas burimeve, e çara në kokë që më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor, është kryer nga vetë doktorët me qëllim marrjen e një kampioni truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *