Zbardhet ngjarja në Durrës, nipi vrau gjyshen se nuk i dha lek për të blerë hashash

Kronike Kryesore

 

 

Pas disa orë marrje në pyetje nipi 21 vjeçar ka pranuar se ai është autori i vrasjes së gjyshes së tij.

Për grupin hetimor ka treguar se ka qenë vetëm në banesë me të moshuarën  në momentin e krimit. Më pas ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur. Policia nuk ka mundur të gjejë pjesët e thikës.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se djali ka treguar se shkaku që ka ndërmarrë këtë krim ka qenë fakti që gjyshja nuk i kishte dhënë lekët për hashash.

 

“E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme, pasi jetonim të ndarë brenda shtëpisë”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e 21-vjeçari Redmon Gruda, i cili akuzohet se ka vrarë gjyshen e tij 81-vjeçare Floresha Shkurti. Krimi makabër ndodhi dje në banesën e të moshuarës në lagjen 16 në Durrës.

Pasi u shoqërua në polici, i riu rrëfeu para hetuesve të çështjes se pas vdekjes së babait, ai dhe nëna e tij ishin detyruar që të jetonin tek gjyshja, me të cilën thotë se kishin debate të vazhdueshme. “Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë me gjyshen. Dje kemi patur një debat që çoi në këtë akt ekstrem”, tha Gedmon Gruda.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *