Skandali/ Zbulohet emri i të burgosurit që zhvilloi 850 takime në vit

Lajme Politikë Slider kryesore

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të ilustruar situatën skandaloze të gjetur në burgje dha gjithashtu një të dhënë skandaloze.

“Një i burgosur”- tha ajo -“gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48.”

Kaq ishte deklarata e ministres për këtë rast skandaloz. Por kush është i burgosuri me këtë rekord takimesh që ia vlen edhe për rekordin Guinness ?

Një burim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i tha Top Channel-it se ky i burgosur është Dritan Dajti.

Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.

Interpelanca

Kuvendi zhvilloi një interpelancë urgjente me znj. Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, kërkuar nga një grup prej shtatë deputetësh të opozitës. Në emër të grupit të deputetëve, z. Lefter Maliqi kërkoi nga znj. Gjonaj sqarim në lidhje me situatën në sistemin peritenciar, emërimet në drejtoritë e burgjeve, kushtet e të burgosurve, etj. Duke ju referuar rastit të sotëm, ku një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit, deputeti Maliqi theksoi se administrata e burgjeve është e cunguar në organikë, në mjekë dhe infermierë.

Nga ana e saj, znj.Gjonaj sqaroi masat që janë marrë deri më tani, në kuadër të reformës që ka nisur në sistemin peritenciar, që sipas saj kanë dhënë rezultatet konkrete. “Shumë aspekte të tjera janë në rrugë e sipër për tu përmirësuar, por për një gjë jam e bindur se, burgjet nuk janë më institucione ku ligjin e bëjnë të dënuarit, por sot janë institucione ku duhet ti binden të gjithë ligjit, duke përfshirë këtu të dënuar, por edhe punonjës, edhe drejtues të lartë të institucioneve peritenciare, të cilët deri dje ishin kthyer në shërbyes të të dënuarve. Ka padyshim raste të shkeljeve ku punonjësit mund të çedojnë nga zbatimi korrekt i ligjit, por ajo që është shumë e rëndësishme dhe që fillon që nga institucionet tona ligjzbatuese dhe deri tek organet e drejtësisë, është ndërshkueshmëria e rasteve dhe fenomeneve të tilla”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Më tej ministrja e Drejtësisë theksoi se fal reformës në burgje është shënuar një progres i gjithanshëm, duke përfshirë aspektin legjislativ, infrastrukturor, burimet njerëzore, projektet për elementet e sigurisë, punonjësit e policisë së burgjeve, por edhe për trajnimin e të dënuarve dhe të burgosurve. Ajo sqaroi se një sërë problematikash që hasen sot në praktikë, do të përmirësohen pas ndryshimeve ligjore që janë propozuar në ligjin për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve, por edhe për policinë e burgjeve.

Duke u dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me trajtimin e policisë së burgjeve, ministrja theksoi se është shënuar progres lidhur me trajtimin e tyre financiar, kushteve të punës, pajisjen me uniforma, si dhe mundësinë e transportit për ata që punojnë larg vendbanimit të tyre. “Tashmë prej më shumë se një vit, me një rregullim të brendshëm ligjor, punonjësit e policisë së burgjeve nuk mund të jenë pre e transferimeve abuzive larg banesës së tyre dhe pjesa më e madhe që kanë qenë të transferuar shumë vite më përpara janë rikthyer në vendin e  punës  afër banesës së tyre. Tashmë ka një përmirësim rrënjësor, sipas ligjit, edhe të proceseve disiplinore të punonjësve që janë gjetur në shkelje dhe masat administrative të marra ndaj tyre, ku respektohen të gjitha parimet e procesit të rregullt ligjor. Po të shohim shifrat ka një ulje të pakrahasueshme të lirimeve të punonjësve të policisë së burgjeve nga detyra. Ka një zhvillim karriere në nivelet drejtuese nga trupa policore duke promovuar elementë, të cilët janë me integritet në pozicionet më të larta drejtuese duke përfshirë këtu si në strukturën policore ashtu dhe në drejtimin e institucioneve peritenciare. Për herë të parë përgjatë këtij mandati janë disiplinuar nëpërmjet normave rregullatore marrëveshje bashkëpunimi edhe me Akademinë e Sigurisë rekrutimi i punonjësve të policisë së burgjeve, nëpërmjet një procedure konkurrimi transparente dhe meritokratike janë rekrutuar punonjësit e policisë të rolit bazë, të cilët kanë ndjekur të njëjtat procedura rekrutimi si punonjësit e Policisë së Shtetit. Nga Dhjetori 2017-ës, kur ka filluar për herë të parë kjo praktikë deri më sot janë rekrutuar 650 punonjës policie, të cilët kanë kaluar vetëm nëpërmjet testimit fizik dhe të njohurive nëpërmjet kontrollit me skandron nga Akademia e Sigurisë”, sqaroi znj. Gjonaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *