Zbulohet letra që Llalla i dorëzoi Metës para ikjes në Gjermani

Kronike shtojca

Zbulohet e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e dorëzuar në zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ora News publikoi dokumentin e dorëheqjes së ish kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Bëhet fjalë për dokumentin që mban datën 10 shkurt 2018 dhe ku Llalla shkruante se po i paraqiste dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit .

Por Llalla ka refuzuar që të jetë pjesë e sistemit të drejtësië. Ndërsa tashmë ai po hetohet për pastrim  parash në shuma të mëdha nga ana e Prokurorisë së Durrësit.

Ja letra e dorëheqjes

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, Ju bëj me dije se, unë Adriatik Xhemal Llalla nga data 07.12.2012 deri në datë 18.12. 2017, i kam ushtruar funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Neni 61 i ligjit “Për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e “Shqipërisë”, parashikon se me mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm , ai ka të drejtë që tëcaktohet në një pozicion në nivel apeli.

Në aplikim t ënenit 56 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSH” dhe vendimit nr.79 viti 2017 të Gjykatës Kushtetuese në RSH, ku parashikohet e drejta për të hequr dorë në çdo kohë nga funksioni i magjistratit deri në momentin e dhënies së vendimit nga KPK, ju paraqes dorëheqjen time nga funksioni i magjistratit dhe nga e drejta që me njeh ligji për t’u emëruar në një pozicion në nivel apeli.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *