Zbulohet projekti, tjetër kënd lojërash për fëmijë te Parku i Liqenit Artificial

Kryesore Lajme shtojca Sociale

 

 

Parkut të Madh të Liqenit do ti shtohet një kënd i ri rekreativ dhe do i kushtohet të gjitha moshave, nga më të vegjlit deri tek të rritur. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila informon se ka mundur të sigurojë mbështetjen financiare të TIKA për të ndërtuar një shesh të ri rekreativ dhe që do të ofrojë lojëra të shumta për fëmijë si dhe mundësi stërvitje dhe çlodhje për të rriturit. Sheshi i ri rekreativ do të ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij dhe do të ketë një sipërfaqe totale 5500 metra katror.

 

Statusi i plotë i APR:

 

Nisëm piketimet topografike për Sheshin e ri Rekreativ (Shumë Lodra, Kënd Force, Basket, Stola, Kosha, Ndriçuesa, Çezëm, Parkime Biçikletash, Infrastrukturë Rekreative, Gjelbërim i ri, etj) në zonën jugore të Parkut të Madh! APR negocioi dhe prezantoi projektin e Atelierit tonë tek donatori TIKA (Fondacioni i Qeverisë Turke) ku morrëm miratimin dhe mbështetjen! Edhe 5500 m2 për fëmijët!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *