Zbuloni “Akrepin”, sekserin e morgut të Tiranës

Investigim

Problemet në fushën e shërbimeve funerale në Shqipëri nuk mbarojnë këtu. Babëzia tejkalon çdo limit kur fillon të flasësh për sekserët e vdekjes.

Këta persona janë të punësuar pranë agjencive funerale. Ata paguhen për të qëndruar gjatë gjithë kohës pranë spitaleve, morgut, ose policisë së shtetit.

Ata rrinë si hijenat pas dyerve të spitaleve dhe presin vdekjen e radhës. Presin telefonatën e radhës në polici që lajmëron për një humbje jete. Futen brenda morgut dhe presin të mbarojë autopsia. Ata bëjnë gjueti të mirfilltë kufomash. Dhe ndërsa familjarët vajtojnë humbjen e njeriut të dashur këta sekserë sullen se kush të kapi i pari shërbimin e varrimit.

Fatkeqësisht në këtë lojë të pisët janë futur edhe mjekët, edhe infermierët, edhe policët, edhe rojet e spitaleve madje edhe pastrueset.

Këtë e bëjnë mjekët e urgjencës që vijnë pranë familjeve ku dikush ka ndërruar jetë.

Këtë e bëjnë policët që vijnë në vendin e aksidentit me pasojë vdekje.

Këtë e bëjnë mjekët dhe infermierët në reanimacion kur dikush mbyll sytë përgjithmonë.

Të gjithë këta që përmendëm, paguhen nga agjencitë funerale me honorare. Shpërblehen për çdo lajmërim që bëjnë.

Por ka edhe sekserë me rrogë bazë që janë thjeshtë punonjës funeral. Ata janë më shumë vigjilentë se doktorët në spitale.

Gjatë qëndrimit tonë në pranë spitalit “Nënë Tereza” (QSUT) ne ramë në kontakt me një sekser të tillë. Pseudonimi I tij është AKREPI. Ai ka një autoambulancë me targa AA 127 DS. Kjo makinë nga jashtë duket si ambulancë e spitalit. Madje mban edhe numrin e urgjencës 112. Por ky është vetëm maskim. Në fakt ajo është makina e një angjencie funerale. Shoferi i saj, Akrepi , është gjuetar të vdekurish brenda spitaleve. Por vendi i tij i preferuar është dera e morgut.

Aty ai pret viktimat e radhës: njerëz të përlotur që vijnë për të tërhequr trupat e familjarëve të tyre. Dhe ndërsa ata I ka kapluar dhimbja e vdekjes, Akrepi fillon ti bëjë për vete që të fitojë të drejtë ne varrimit mbi atë kufomë.

Si akrepi ka shumë të tjerë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe ata. Ata maskohen me ambulance sikur janë më misionin e jetës, por në fakt ata janë në misionin e vdekjes. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *