Zgjedhjet/ Gazment Bardhi zbulon se ku do të kandidojë Lulzim Basha

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

“Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës“, tha Bardhi në “Java”.

PD-ja ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, por Bardhi tha se janë në detajet e fundit të paktit.

“Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky” tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *