Zgjedhjet në SHBA, Biden në avantazh, Trump konteston: Do t’i drejtohem Gjykatës së Lartë

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Një betejë e fortë presidenciale u zhvillua në SHBA ku akoma nuk ka një fitues. Kandidat demokrat është para me vota, por se republikani Trump po paralajmëron skenarin e kontestimit të votave, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë.
Presidenti Trump bëri një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi fitore në zgjedhje edhe pse numërimi i votave është ende në proces. Ai tha se “një grup njerëzish mjaft të trishtuar po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe ne nuk do të pranojmë këtë.”
Presidenti përmendi një numër shtetesh ku ai tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.
“Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë,” tha Presidenti Trump.
“Ne po përgatiteshim t’i fitonim këto zgjedhje, sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje. Prandaj synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një moment i madh, është një mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende në pritje të emrit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht se secili kandidat shpreh optimizëm për fitore. Sipas të dhënave të deritanishme.Joe Biden, ka fituar deri më tani 238 vota elektorale, dhe Donald Trump 213.

Trump fiton në Alabama, Arkansas, Florida, Ajdaho, Indiana, Ajouam Kansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Misuri, Montana, Nebraska, Dakotë e Veriut, Ohajo, Oklahoma, Karolinë e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Jutah, Virxhinia Perëndimore, Uajoming.Bajden fiton në Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Delauer, Hauaji, Ilinois, Merilend, Masacusets, Minesota, Nju Hempshajër, Nju Xhersi, Nju Meksiko, Nju Jork, Oregon, Ishulli Rod, Vermont, Virxhinia, Uashington, Distrikti i Kolumbisë, Arizona dhe Maine.
Ndërsa pritet të fillojë numërimi i votave në Pensilvani me 20 zgjedhës të mëdhenj, Karolinën e Veriut me 15 zgjedhës të mëdhenj, Nevada me 6 zgjedhës të mëdhenj dhe Micigan me 16 zgjedhës të mëdhenj.

Shtetet ku ka fituar Joe Biden sipas Foxnews

California 55 vota
Oregon 7
Uashington 12
Colorado 9
Illinois 20
Virginia 13
Neë York 29
Vermont 3
Neë Hampshire 4
Massachusetts 11
Neë Mexico 5
Neë Jersey 14
District Of Columbia 3
Rhode Island 4
Connecticut 7
Delaware 3
Arizona 11
Maryland 10

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *