Zgjedhjet/ Rama paralajmëron kryebashkiakët e PS: Disa nga ju nuk do të jenë kandidatë

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive të Shqipërisë, por se në këtë takim kanë qenë prezent vetëm të zgjedhurit e PS-së. Në këtë takim është folur për turizmin dhe masat që do të merren nga qeveria në sezonin e ardhshëm.\

Rama është ndalur sërish tek turizmi, por këtë herë të impakti që ka sjellë në ekonominë e vendit dhe në punësime.

Ai tha se në muajin qershor numri i të punësuarve krahasuar me muajin maj është rritur me 6.1. Vetëm në Sarandë tha Rama shifra e të punësuarve është 22%.

Rama: Kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliard euro të futur në ekonomi nga turizmi sesa vitin e kaluar. Edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë i rëndësishëm dhe sidomos gjatë qershorit dhe korrikut kemi parë që janë regjistruar një numër biznesesh të reja dhe ka pasur një përfshirë të konsiderueshme në punë të vajzave dhe djemëve, posaçërisht studentë që dua ti përgëzoj dhe inkurajoj për vitin shkollor që fillon, pasi kanë kaluar një eksperiencë pune me vlerë.

Rritja e numrit të punësuarve, 6.1 % krahasuar me muajin maj në muajin qershor në tërësi është domethënëse dhe në disa zona turistike shifrat zyrtare  janë domethënëse 22% punësime më shumë në Sarandë dhe deri 7% në Vlorë dhe Lezhë.

Por duke folur për masat në vitin e ardhshëm, Rama i ka bërë të ditur të zgjedhurve socialistë lajmin e hidhur se disa prej tyre nuk do të jenë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme.

“Do të angazhohemi më shumë në vitin e ardhshëm. Edhe pse është vit zgjedhor, në qershor kemi zgjedhje, disa nga nuk do të jenë e disa do të jenë kandidatë për zgjedhje, por duhet të punoni me të njëjtin përkushtim”, i tha Rama kryebashkiakëve të PS-së.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *