Në një intervistë në RTV Ora, presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se referendumi në Kosovë i dha mundësi VV-së për të qeverisur dhe për ç’kapjen e shtetit dhe besoj se këtë presin qytetarët e Kosovës.
Ilir Meta u shpreh se Rama mund të kërkojë edhe mandat të 13-të, sepse nuk e kupton jetën e tij pa pushtet.
Ata që studiojnë në vend duan të ikin jashtë dhe 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen. Këtu nuk po flasim jo për emigrim, por për një shpopullim. Ndoshta ai e do edhe një mandat që ta përfundojë shpopullimin e vendit, por e shoh të vështirë.
Meta: Nuk dua të flas për të ardhmen se jemi në gjendje kritike. Referendumi në Kosovë i dha mundësi VV-së për të qeverisur dhe për ç’kapjen e shtetit dhe besoj se këtë presin qytetarët e Kosovës.
Në vendin tonë ka ndodhur kapja e shtetit, që nuk ka ndodhur vetëm me ndryshime kushtetuese, por edhe me ligje antikushtetuese duke i dhënë fuqi kryeministrit dhe qeverisë. Premtimi im më i rëndësishëm si president dhe si politikan, është që Shqipëri pas 25 prillit do të futet në epokën e referendumeve, për çështje të rëndësishme, sipas kushtetutës.