Zgjerimi me 12 milje në Jon/ Greqia: E drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Hyn zyrtarisht ne fuqi dekreti Presidencial ne Greqi qe sanksionon zgjerimin e kufijve detar te Greqise me 12 milje ne detin Jon.

Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Dekreti Presidencial, sipas Ministrisë së Jashtme,  u lëshua në përputhje me ligjin ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit.

Eshtë një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti i Presidences greke thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia shprehet e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, dhe vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *