Type to search

Botë Kryesore Rrotull

Zgjidhet kryetarja e re e CDU, ja pasuesja e Merkel

Ndaje

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Annegret Kramp-Karrenbauer pranoi e emocionuar fitoren me diferencë të vogël votash.  Në raundin e dytë të zgjedhjeve, ajo mori 517 vota, kurse konkurenti i saj Friedrich Merz mori 482 vota. Jens Spahn u eleminua në raundin e parë të votimit.

Annegret Kramp-Karrenbauer ishte shprehur më parë se në rast fitoreje si kryetare ajo do të mbështeste qëndrimin në post të kancelares Merkel deri në fund të mandatit të saj në vitin 2021.

Deutschland CDU-Parteitag in Hamburg Kramp-Karrenbauer und Merkel (Reuters/F. Bimmer)

Duke iu drejtuar delegatëve në krye të votimit, Kramp-Karrenbauer foli për perceptimin që ajo është një “mini-Merkel”. “Njerëzit më konsiderojnë një kopje, më shumë nga e njëjta gjë, por unë mund t’ju them se qëndroj këtu me personin tim, si vetja ime.”

56 vjeçarja Kramp-Karrenbauer ishte kandidatja e preferuar e Kancelares Angela Merkel. Më parë ajo ka qenë kryeministre e suksesshme në landin e vogël të Zarës, ku drejtoi një koalicion tripartiak. Ajo ka reputacionin se është e aftë të bashkojë pozicione të ndryshme brenda CDU-së dhe një talent për aleanca me parti të tjera.

Friedrich Merz dhe Jens Spahn, dy konkurrentët e uruan fituesen dhe i premtuan bashkëpunim në forumet e partisë.

Loading...
Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *