Zhduket kosovari në Durrës, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Kronike

 

 

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

 

Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

 

Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *