Zhdukja e mistershme/ Pista të reja hetimi, pse udhëtoi drejt Pukës biznesmeni italian dhe ku gaboi policia

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Prokuroria shqiptare ka zgjeruar pistat hetimore në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

“ABC” ka mësuar se grupi hetimor dyshon se ai është vrarë pasi është grabitur. Biznesmeni ishte në zonën e Gjegjanit për të shpërndarë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme nga emigrantë shqiptarë. Dyshohet se këto para, vinin nga trafiku i drogës.

Nisur nga hipoteza, grupi hetimor shqiptar dyshon se Pecorelli mund të jetë vrarë nga persona që ishin në dijeni të lëvizjeve të tij me sasitë e mëdha të parave.

Hetuesit janë skeptikë mbi pistën se, 43 vjeçari po qëndronte në zonën e Gjegjanit për shkak të biznesit të shpërndarjes së produkteve estetike.

Burime për ABC raportojnë se policia shqiptare nuk ka vlerësuar me kujdes vendin e ngjarjes pasi mbetjet njerëzore janë konstatuar vetëm një ditë më pas, kur makina e djegur e Pecorellit ishte sjellë në komisariat.  Për pasojë ky veprim ka sjellë dëmtimin e provave në vendngjarje duke vështirësuar punën hetimore për të faktuar ekzekutimin e mundshëm.

Mediat italiane kanë njoftuar se Prokuroria e Perugias në Itali ka hapur hetime paralele për ngjarjen. Një grup ekspertësh do të vijnë në fillim të javës në Tiranë për të thelluar hetimin.

Davide Pecorelli u zhduk në datë 6 janar në fshatin Gjegjan të Pukës, ndërsa makina  e marrë me qira u gjet e djegur një ditë më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *