Zhgënjen Argjentina dhe Messi, Franca fiton falë teknologjisë

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Dy prejt pretendentëve për fituar Kampionatit Botëror, Argjentina  e Franca kanë dhuruar dy panorama të ndryshme në ndeshjet e para të fazës në grupe.

Zhgënjimi më I madh ka ardhur nga Agjentina e Leo Mesit, e cila nuk ka mundur do të marrë më shumë se një barazim ndaj modestëve të Islandës.

Golat e takimit u shënuan të dy në pjesën e parë: Aguero në minutën e 19 dhe Finbogasson në minutën e 23.

Argjentina zotëroi topin rreth 80% të kohës, por mbrojtja islandeze arriti të rezistonte deri në fund, duke marrë një pikë të vlefshme.

Por e papritura ndodhi me Leo Messin, i cili humbi një penallti e akorduar në pjesën e dytë të takimit.

Telashet nuk kanë të sosur për trajnerin e Argjentinës, i cili duhet të gjykohet edhe për mënyrën se si e pozicionoi ekipin, si dhe për ndërrimet që bëri në fushë, duke futur me vonesë sulmuesin Higuanin, apo duke lënë jashtë talentin  e Juves, Dibala.

Argjentina dhe Islanda janë në grup së bashku me Kroacinë dhe Nigerinë, ndeshje që do të zhvillohet në ora 21:00.

Franca fiton falë VAR dhe teknologjisë

Franca ka fituar 2-1 ndaj Australisë në një ndeshje ku për të dy golat e “Gjelave” u desh ndërhyrja e teknologjisë.

Pas një pjese të parë 0-0, Griezmann fitoi një penallti që arbitri fillimisht nuk e akordoi. Më pas, e pa disa herë në monitor derisa vendosi që ndërhyrja e mbrojtësit australian duhej ndëshkuar me 11-metërsh dhe karton të verdhë.

Griezmann kaloi në avantazh Francën pasi shndërroi në gol penalltinë në minutën e 58. Por vetëm 4 minuta më vonë Umtiti i dhuroi penallti Australisë. Nga pika e bardhë barazoi rezultatin kapiteni Jedinak.

Vetëm klasi i Pogba i bashkuar me fatin bëri që Franca të shënonte golin e dytë, kur në minutën e 81 parabola e mesfushorit të Manchester United u përplas në traversë dhe kaloi për fare pak vijën fatale.

Edhe këtu ishte teknologjia që akordoi golin për francezët, që marrin tre pikë të vlefshme.

Ndërsa në ora 18:00 ka nisur ndeshja mes Danimarkës dhe Perusë e vlefshme për këtë grup.

 

 

Ne foto France-Ausrali 2-1

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *