Zhvarrosen 100 ushtarë grekë të rënë në Luftën e Dytë, ja detajet e ceremonisë

Kryesore Politikë

Greqia ka zhvarrosur 100 ushtarë grekë duke përcjellë trupat e tyre për në Greqi.  Gjurma.al mëson se dje kanë qenë rreth njëqind ushtarë grekë që u vranë në luftën italo-greke më 1940 të cilët , u përcollën për në banesën e tyre të fundit, me emocione dhe modesti.

Për 78 vite me rradhë preheshin në varre provizorë në Dragot, afer Tepelenës. Zvarrimi i eshtrave nisi në janar, ndërsa të prëmten, në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, u be shërbesa mortore dhe varrimi në varrezat ushtarake Greke në Bularat. Shërbesa mortore u krye nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, së bashku me klerikë të Mitropolisë, në kishën e Mbrojtjes së Hyjlindëses në varrezat ushtarake. Në ceremoni, për orën dhe vendin e së cilës subjektet e interesuar ishin lajmëruar, ishin prezentë Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës, Atasheu Ushtarak i Ambasadës Greke, oficerë grekë – anëtarë të Komisionit të Përbashket, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut, kreu i Omonias, nënkryetari i Bashkisë së Dropullit, të afërm të të rënëve dhe shumë banorë të fshatrave minoritare.

Disa gra të fshatit Bularat, që kujdesen prej vitesh për varret, shpërndanë grurë të zier për prehjen e shpirtrave të të rënëve.

 

 

Loading...

1 thought on “Zhvarrosen 100 ushtarë grekë të rënë në Luftën e Dytë, ja detajet e ceremonisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *